Pas një periudhe të vështirë, Lady Gaga këtë fundjavë ua ka kushtuar miqve të saj më të ngushtë dhe argëtimit.
Ajo ka qenë njëra prej shoqërueseve të nuses në martesën e shoqes së saj më të mirë dhe artistes së makijazhit, Sarah Tanno.
Në rrjetet sociale janë publikuar disa fotografi nga çastet e kaluara të këngëtares, në ceremoninë që është zhvilluar në plazh.
Gaga kishte zgjedhur një fustan ngjyrë rozë, ndërsa për ta kombinuar veshjen e saj i kishte ngjyrosur edhe flokët me këtë ngjyrë.
Këngëtarja i ka publikuar edhe disa video nga atmosfera e dasmës, ndërsa më pas e ka ndërruar fustanin.
“Dy prej miqve të mi më të mirë sapo janë martuar. Është koha për t’u kënaqur”, kishte shkruar Gaga në një publikim. /Telegrafi/