Telegrafi

Lady Gaga izolohet bashkë me të dashurin e saj të ri, Michael Polansky

Lady Gaga dhe i dashuri i saj (Foto: Instagram)

Pandemia e coronavirusit tashmë ka përfshirë gjithë botën, duke bërë që çdo ditë të rritet numri i personave të prekur me këtë virus vdekjeprurës.

Këngëtarët po ashtu kanë anuluar thuajse çdo koncert e turne muzikor për të evituar infektimin nga COVID-19.

Disa prej tyre njëherësh kanë vendosur të qëndrojnë të izoluar me më të dashurit, siç ka vepruar edhe ylli botëror, Lady Gaga.

Artistja amerikane ka ndarë një fotografi përkrah të dashurit të saj të ri, Michael Polansky në llogarinë zyrtare, Instagram- aty ku numëron 39.8 milionë ndjekës.

“Dita e 6 e vetë-karantinimit! Të shkojmë fort, duke luajtur video lojëra, karta dhe duke u kujdesur për veten tonë. Kujtesë e rëndësishme: mbani mendjen tuaj sa më lirë prej stresit dhe lëvizni trupin tuaj. Përpiquni të mos e kaloni atë nëse e keni koronën është mirë dhe kaq e mrekullueshme të qëndroni në shtëpi nëse mundeni! Çfarë akti i mirë për botën”, ka shkruar mes tjerash ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lady Gaga

Më parë, Page Six njoftoi se i dashuri i ri i Gagas është një i diplomuar në Harvard dhe ish-investitor, i cili aktualisht punon si shef ekzekutiv në kompaninë Parker Group, pronar i të cilës është bashkëthemeluesi i Facebookut, Sean Parker.

Lady Gaga ishte fotografuar për herë të parë me të partnerin e saj të ri gjatë pjesëmarrjes në Hard Rock Stadium në Miami Gardens të Floridës në kuadër të Super Bowl.

Të njëjtit kishin përcjellë ndeshjen ndërmjet Kansas City Chiefs dhe San Francisco 49ers. /Telegrafi/