Site icon Telegrafi

Lady Gaga interpreton himnin kombëtar në inaugurimin e Joe Biden

Foto: Twitter

Këngëtarja e popullarizuar amerikane, Lady Gaga, ka qenë një nga yjet e përzgjedhur për të bërë hapjen e ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri, Joe Biden.

Artistja, e cila ka qenë mbështetësja më e madhe e Biden gjatë gjithë kohës, ka dhuruar një performancë të mahnitshme.

Ajo interpretoi himnin kombëtar të ShBA-së, ndërsa mori vëmendje të madhe me dukjen e stilin e veçantë.

Joe Biden dhe Lady Gaga (Foto: Twitter)

Derisa po performonte me plot emocion, Lady zgjodhi një fustan unik të errët të kombinuar me ngjyrën e kuqe.

34 vjeçarja gjithashtu po mbante një mikrofon të artë, teksa duartrokitjet dhe brohoritjet nuk munguan nga të pranishmit.

Më poshtë ua sjellim performancën e plotë të Lady Gagas:

Joe Biden tashmë është betuar si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/

Exit mobile version