Thashethemet për ndarjen e Lady Gagas dhe ish-partnerit të saj, Michael Polansky, nisën që në pranverë të këtij viti, edhe pse asnjëri nuk kishte komentuar statusin e marrëdhënies së tyre.
Çifti u panë së bashku duke ngrënë darkë më 13 gusht në ‘Studio City’, pas disa muajsh aludimesh për një krizë në lidhje.
Sipas burimeve të PageSix, Gaga dhe Polansky ‘ka gjasa të kenë njohur njëri-tjetrin përmes ngjarjeve që Parker ka organizuar në rezidencën e tij në Los Angeles’.
Është e paqartë nëse dyshja janë ende bashkë, megjithëse shumë raportuan për ndarjen e tyre në pranverë.
Edhe pse pati raportime të ndryshme në lidhje me ndarjen, asnjë tabloid ndërkombëtar i famshëm nuk e konfirmoi atë.
Gaga në përgjithësi ka qëndruar larg rrjeteve sociale dhe nuk është fotografuar as me Polansky.
E njëjta viteve të fundit ka qenë më e angazhuar, në xhirime të filmit “Joker”, në rolin e Harley Quinn. /Telegrafi/