Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të performojnë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur të ShBA-së, Joe Biden, më 20 janar.
Sipas Variety, krijuesja e hitit “Bad Romance”, 34 vjeçare, do të interpretojë himnin kombëtar, për ceremoninë e betimit të Biden dhe zëvendëspresidentes, Kamala Harris, e cila do të mbahet në pjesën perëndimore të ndërtesës së Kapitolit.
Këngëtarja e hitit “On The Floor”, Jennifer, 51 vjeçe, gjithashtu do të interpretojë para ceremonisë bashkë me Demi Lovato dhe Justin Timberlake.
Fituesja e ‘Oscar’, Gaga ka qenë një përkrahëse e madhe e Biden dhe ka qenë e zëshme gjatë gjithë procesit të zgjedhjeve, duke iu bashkuar Joe nëpër fushata.
Artistja e lartpërmendur në nëntor publikoi një video në rrjetet sociale, përmes së cilës i bënte thirrje fansave të votojnë për Biden.
Inaugurimi do të realizohet në përputhje me protokollet e udhëzimet ndaj masave të COVID-19.
Siguria këtë kohë është rritur mes frikës nga dhuna e javës së kaluar, pasi një turmë mbështetësish të Trump sulmoi Kapitolin e ShBA-së.
Joe Biden dhe Kamala Harris ndërkohë do të bëjnë një paraqitje të veçantë në ekran. /Telegrafi/