Telegrafi

Lady Gaga dhe BlackPink lansojnë këngën e re “Sour Candy”

Përpara lansimit të albumit të saj të gjashtë të titulluar “Chromatica”, Lady Gaga ka prezantuar këngën e re “Sour Candy” në bashkëpunim me grupin e njohur Blackpink.

Kënga është një kombinim i stileve të artistëve; që nga interpretimi unik i ‘Blackpink’ e deri tek performanca e mahnitshme e Gagas.

Kjo është kënga e tretë që u publikua nga albumi i ri i Ladyt, i cili fillimisht ishte planifikuar të lansohej më 20 prill por u vonua për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Lady Gaga dhe grupi ‘Blackpink’ (Foto: YouTube)

Gaga njoftoi shtyrjen e albumit më 24 mars, duke zbuluar gjithashtu se ajo kishte planifikuar një paraqitje edhe në festivalin ‘Coachella’.

“Doja t’ju them se pas shumë diskutimesh, unë kam marrë një vendim për të shtyrë albumin Chromatica. Unë do të njoftoj një datë të re të publikimit së shpejti”, shkroi ajo.

Lexo po ashtu Lady Gaga dhe Ariana Granda publikojnë këngën "Rain On Me"

Kjo është lista me këngët e albumit të ri të Lady Gagas:

01 “Chromatica I”

02 “Alice”

03 “Stupid Love”

04 “Rain On Me” (Feat. Ariana Grande)

05 “Free Woman”

06 “Fun Tonight”

07 “Chromatica II”

08 “911”

09 “Plastic Doll”

10 “Sour Candy” (Feat. Blackpink)

11 “Enigma”

12 “Replay”

13 “Chromatica III”

14 “Sine From Above” (Feat. Elton John)

15 “1000 Doves”

16 “Babylon”

17 “Love Me Right”

18 “1000 Doves (Piano Demo)”

19 “Stupid Love (Vitaclub Warehouse Mix)”.

/Telegrafi/