Telegrafi

Lady Gaga del publikisht me të dashurin e ri

(Foto: Getty Images/Guliver/Reuters)

Lady Gaga tashmë ka vendosur të dalë publikisht më të dashurin e saj të ri, Michael Polansky. Këtë e ka bërë gjatë pjesëmarrjes në Hard Rock Stadium në Miami Gardens të Floridës në kuadër të Super Bowl.

Këngëtarja dhe i dashuri i saj i ri janë fotografuar gjatë largimit nga stadiumi, ku e kishin përcjellë ndeshjen ndërmjet Kansas City Chiefs dhe San Francisco 49ers, si pjesë e evenimentit të popullarizuar në Amerikë.

33-vjeçarja dhe partneri i saj janë fotografuar krah për krah dhe kjo shënon daljen e parë të tyre publike si çift.

(Foto: Reuters)

Page Six ka njoftuar se i dashuri i ri i Gagas është një i diplomuar në Harvard dhe ish-investitor, i cili aktualisht punon si shef ekzekutiv në kompaninë Parker Group, pronar i të cilës është bashkëthemeluesi i Facebookut, Sean Parker.

Të shtunën mbrëma, këngëtarja kishte performuar në Island Gardens të Miamit, në kuadër të para-ndejës së Super Bowl. /Telegrafi/

Lady Gaga (Foto: Theo Wargo/Getty Images for AT&T/Guliver)