Telegrafi

Lady Gaga bëhet për ushqim artificial (Foto)

Lady Gaga nuk do të mund të paraqitet para fansave në shtetit brazilian.

Këngëtarja është sëmurë rëndë dhe ka përfunduar me urgjencë në spital.

Ajo ka publikuar edhe një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa merr ushqim artificial.

“Brazil, unë jam e sëmurë rëndë dhe nuk jam mjaft mirë për të ardhur në Rock të Rios. Unë do të bëja gjithçka , por tani duhet të kujdesem për trupin tim. Unë kërkoj mirëkuptimin tuaj dhe premtoj se do të kthehem së shpejti”, ka shkruar Gaga në Instagram.

Ndryshe, 31-vjeçarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat pritet t’i sjell shumë shpejt para fansave. /Telegrafi/