Këngëtarja e famshme amerikane, Lady Gaga, i ka befasuar fansat e saj në Festivalin Coachella në Kaliforni me këngën e re, “The Cure”.
Kjo këngë është pjesë e albumit të fundit të 31-vjeçares, me titull “Joanne”.
“Njerëz, ju dua shumë. Kam kaluar shumëçka në jetë dhe kam parë shumëçka, ndërsa ju më shëroni secilën herë me dashurinë që më jepni”, i ka thënë Gaga publikut.
https://www.youtube.com/watch?v=ew0Da_V3UNE&feature=youtu.be
Pas premierës, kënga e saj është shfaqur në iTunes, ndërsa tashmë është përfshirë në listën e dhjetë këngëve më të dëgjuara në SHBA.
Ndryshe, “Joanne” është albumi i pesë i Lady Gagas dhe është lansuar më 21 tetor 2016. /Telegrafi/