Telegrafi

Lady Gaga befason fansat duke zbuluar se është kthyer në studio për të bërë muzikë të re

Lady Gaga ka konfirmuar se është duke punuar për muzikë të re.

Aktorja 38-vjeçare e “A Star is Born”, e cila kohët e fundit ia kushtoi të dashurit të saj një nga shfaqjet e saj të fundit të qëndrimit në Las Vegas, shkoi në Instagram për të ndarë fotografitë e saj duke pozuar në studion e regjistrimit të enjten.

Krijuesja e hitit “Paparazzi” i befasoi fansat pasi shkroi se mezi po pret publikimin e muzikës së saj të re, shkruan DailyMail.

“Vetëm unë në studio, e lumtur si kurrë më parë, zemra është e qetë. Është si meditim. Mezi pres të dëgjoni se për çfarë po punoj”, ka shkruar ajo.

Ylli i popit, e lindur si Stefani Joanne Angelina Germanotta, dukej se ishte në gjendje të mirë shpirtërore.

Këngëtarja dukej rehat me një pulovër të zezë dhe syze dielli të errëta.

Fansat nxituan te komentet për të shkruar mbështetjen dhe emocionet e tyre: “Mezi pres të dëgjoj atë që ke krijuar, mama! Gjithçka që bëni më bën të ndihem i gjallë”. /Telegrafi/