Derisa nuk dihet fati i ‘Lada XRay Sport’, AvtoVAZ ka bërë të ditur se modelin ‘Lada Vesta Sport’ do ta prezantojë në muajin janar (supozohet më 15 janar) në “Garën e kampionëve”.
Manifestimi tradicional zhvillohet në poligonin testues të prodhuesit rus, ndërsa kësaj radhe do të përdoret Lada Vesta e modifikuar.
Automjeti që do të marrë pjesë në “Garën e kampionëve” do të jetë i pajisur me motor me benzinë 1.6 litërsh, i cili do të zhvillojë 160 kuaj-fuqi, gjegjësisht 11 KF më shumë se versioni standard.
Lada Vesta për garën në pistën e akullt do të ketë suspension të modifikuar, si edhe kafaz sigurie, ndërsa karroceria do të jetë me ngjyrë të artë në të verdhë. /Telegrafi/