Telegrafi

Lada “tërheq” 41 mijë vetura të tipit Vesta, shkak goma rezervë

Prodhuesi më i madh rus i automobilave AvtoVAZ duhet të “tërheq” 41.507 ekzemplarë të modelit Lada Vesta.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për vetura të shitura që nga korriku 2017 deri sot në tregun e Rusisë.

Dhe sipas mediave, arsyeja për tërheqjen është e pazakontë – ngjyra e gomave rezervë.

Rusia i takon vendeve ku ligjërisht është e detyrueshme që rrota rezervë “e përkohshme” të jetë me ngjyrë të ndryshme nga katër të vendosurat.

Prandaj, AvtoVAZ do të informojë pronarët e Lada Vesta për të kontaktuar qendrën më të afërt të shërbimit.

Atje, në kurriz të prodhuesit, atyre u kërkohet të kompletojnë rregullimin ligjor. /Telegrafi/