Telegrafi

Laçi pëson humbje nga Anderlechti në Bruksel dhe eliminohet nga Liga e Konferencës

Ka përfunduar aventura evropiane edhe për skuadrën tjetër shqiptare Laçin.

Kurbinasit janë mposhtur edhe në ndeshjen e kthimit nga Anderlecht me rezultat 2-1.

Kësisoj pas 180 minutave lojë, Laçi u eliminua nga Anderlechti me rezultat të përgjithshëm 5-1, pasi kishin pësuar 0-3 në Shqipëri.

Amuzu kaloi vendasit në epërsi në minutën e 32-të për 1-0.

Me epërsinë minimale të belgëve përfunduan 45 minutat e para të kësaj ndeshje.

E në minutën e 72-të, gjiganti belg realizoi golin e dytë me Verschaeren pas asistimit nga Cullen.

Krejt çfarë bën shqiptarët ishte goli i nderit nga Lushkja pesë minuta para fundit të kësaj sfide. /Telegrafi/