Sulmuesi francez, Alexandre Lacazette pritet të largohet nga Lyoni këtë afat kalimtar të verës.
E ardhmja e tij mund të jetë në Serie A te skuadra e Napolit e cila ka mbetur pa sulmuesin kryesor Gonzalo Higuain.
Higuain do t’i bashkohet Juventusit për një shumë prej 94.7 milionë euro ndërsa Napoli me ato para synon të përforcohet shumë.
Mediat në Itali dhe në Francë kanë shkruar se napolitanët kanë filluar kontaktet me Lyonin për sulmuesin e talentuar francez.
25-vjeçari është duke u kërkuar edhe nga dy ekipet londineze Arsenal dhe West Ham United.
Gjithsesi për ta lënë të lirë të largohet, Lyon kërkon 40 milionë euro. /Telegrafi/