Telegrafi

Lacazette shënon golin e parë në sezonin e ri në Ligën Premier, Arsenali në epërsi ndaj Fulhamit

Alexandre Lacazette (Foto: Paul Childs - Pool/Getty Images/Guliver)

Arsenali ka gjetur golin e parë në sezonin 2020/21 në Ligën Premier, pasi ka kaluar në epërsi ndaj Fulhamit në udhëtim.

Ka ardhur edhe goli i parë në Ligën Premier për sezonin 2020/21, i cili ka nisur sot (e shtunë).

Është sulmuesi francez, Alexandre Lacazette, i cili ka shënuar për epërsinë e Arsenalit 0-1.

Goli i Lacazzetes erdhi nga afërsia, pas një tollovie të krijuar në zonë.

Ky gol u shënua në minutën e tetë të ndeshjes. /Telegrafi/