Telegrafi

Lacazette: Mezi po pres të luaj për Arsenalin

Sulmuesi i ri i Arsenalit, Alexandre Lacazette, ka folur për mikrofonat e Sky News rreth emocioneve për kalimin te londinezët.

Francezi ka thënë se mezi po pret të luajë për klubin anglez.

“Jam shumë i lumtur që jam lojtar i Arsenalit dhe mezi po pres orën të luaj me Topçinjtë”.

“E kam zgjedhur këtë klub për sfidat që më ofrohen. Të luaj në Ligën Premier është e rëndësishme”, ka thënë Lacazette.

Sulmuesi është transferuar te Arsenali nga Lyoni. /Telegrafi/