Site icon Telegrafi

Lacazette mbetet jashtë listës së Deschamps për ndeshjet e Francës

Alexandre Lacazette (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Alexandre Lacazette është lënë jashtë përsëri nga Didier Deschamps për ndeshjet e kombëtares së Francës. Përveç yllit të Arsenalit, përzgjedhësi vazhdon të mos e ftojë as mbrojtësin e Manchester Cityt, Aymeric Laporte, që ka pasur një sezon pozitiv me Citizens.

Ndërkohë, në kombëtaren e Francës është ftuar mbrojtësi Barcelonës, Clement Lenglet. Kampionët e botës do të luajnë fillimisht një miqësore me Bolivinë, para se të zhvillojnë dy ndeshjet kualifikuese ndaj Turqisë dhe Andorrës. Në këtë grup bën pjesë edhe Shqipëria, transmeton KP.

Didier Deschamps (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Lista e lojtarëve të ftuar nga Deschamps:

Portierë: Alphonse Areola (PSG), Benjamin Lecomte (Montpellier), Hugo Lloris (Tottenham), Mike Maignan (Lille).

Mbrojtës: Lucas Digne (Everton), Clement Lenglet (Barcelona) Ferland Mendy (Lyon), Benjamin Pavard (Stuttgart), Leo Dubois (Lyon), Raphael Varane (Real Madrid), Samuel Umtiti (FC Barcelona), Kurt Zouma (Everton).

Mesfushorë: N’Golo Kante (Chelsea), Blaise Matuidi (Juventus), Tanguy Ndombele (Lyon), Paul Pogba (Manchester United), Moussa Sissoko (Tottenham).

Sulmues: Wissam Ben Yedder (Sevilla), Kingsley Coman (Bayern Munich), Olivier Giroud (Chelsea), Antoine Griezmann (Atletico Madrid), Kylian Mbappe (PSG), Florian Thauvin (Marseille).

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Francës
Exit mobile version