Telegrafi

Lacazette ka pësuar lëndim serioz, pamjet e para tregojnë se Arsenali duhet të shqetësohet

Alexandre Lacazette u detyrua të largohej nga përballja e Arsenalit ndaj Lyonit pas vetëm 12 minutash që kishte filluar loja.

Sulmuesi francez kishte nevojë për një tretman mjekësor në fushë, por për shkak të dhimbjeve u largua nga fusha dhe gjëra nuk duken mirë për Gunners.

Lacazette u zëvendësua më pas nga Reiss Nelson, ndërsa nga mediat angleze raportohet se sulmuesi ka pësuar lëndim serioz.

Goli i vetëm në 45 minutat e parë erdhi në minutën e 41-të dhe ishte Pierre-Emerick Aubameyang, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Henrikh Mkhitaryan.

Lexo po ashtu Lyoni mposht Arsenalin dhe fiton Kupën Emirates

Por, Moussa Dembele e përmbysi rezultatin në pjesën e dytë me golat e shënuar në minutën e 67-të dhe 75-të, për ta fituar kështu Emirates Cup 2-1.

Lacazette besohet se ka kyçin e këmbës së majtë, derisa janë në prag të fillimit të sezonit të ri, ku do të përballen me Newcastle Unitedin më 11 gusht. /Telegrafi/