Site icon Telegrafi

Lacazette hyn në histori të Ligës Premier me golin e shënuar ndaj Leicesterit

Alexandre Lacazette ka hyrë në histori të Ligës Premier me golin e shënuar ndaj Leicester Cityt në fitoren 4-3 të Topçinjve.

Sulmuesi francez shënoi golin e përbashkët më të shpejtë në ditën debutuese të sezonit të Ligës Premier duke shënuar pas vetëm 94 sekondave në ndeshjen e Arsenalit përball Leicesterit.

Lexo po ashtu Pesë minuta lojë, dy gola – Arsenali shënon me Lacazetten, Okazaki përgjigjet (Video)

Goli i Lacazettes ngriti në këmbë adhuruesit e Arsenalit në stadiumin Emirates duke shënuar pas asistimit të mirë nga Mohamed Elneny.

Kështu, Lacazette barazoi rekordin me ish-lojtarin e Arsenalit, Kevin Campbell, i cili shënoi me shpejtësi ndaj Manchester Cityt në Highbury në vitin 1994.

Ndërsa, pjesë e rekordit është edhe sulmuesi i madh kolumbian, Faustino Asprilla, i cili sa ishte pjesë e Neëcastle Unitedi shënoi ndaj Sheffieldit të mërkurën në minutën e dytë të sezonit 1997-1998. /Telegrafi/

 

Exit mobile version