Pas dënimit nga FIFA të Atletico Madridit kanë ndryshuar edhe planet e transferimeve të shumë klubeve.
Flitej që Alexandre Lacazette do t’i bashkohej klubit spanjoll, ndërsa tani lidhet me një kalim te Borussia Dortmundi.
Sulmuesi i Lyonit ka thënë se nuk ka konkrete ende asgjë me klubin gjerman.
“Janë vetëm zëra, edhe Bundesliga do jetë interesante. Dortmund është klub i madh. Por, edhe Liga Premier është një opsion interesant, një kampionat i mirë, me skuadra interesante”, ka thënë Lacazette.
Çmimi i francezit është rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/