Së paku 60.000 anëtarë të rinj i janë shtuar kampit të Laburistëve vetëm në javën e fundit, shkruan Huffington Post e Britanisë.
Kjo është rritja më e madhe brenda një kohe të shkurtër në histori të Mbretërisë së Bashkuar, njofton Klan Kosova.
Sipas deputetëve të Laburistëve shumica e anëtarëve të rinj nuk do ta përkrahin liderin e partisë Jeremy Corbyn, por duan largimin e tij.
Shkarkimet dhe largimit e fundit në Qeverinë nën Hije të Corbyn, pas BREXIT-it, kanë bërë që shumica të humbasin besimin në liderin e deritanishëm.
Madje, edhe 75 për qind e deputetëve të Laburistëve në Parlament janë kundër Corbyn.
Porse kush do të jetë lideri i ri ende nuk dihet.