Pronarja është detyruar ta mbajë labradorin e saj në krah, sepse frikësohej nga shkallët elektrike, të një qendre tregtare në Helen të Gjeorgjisë.
Megjithëse e detyroi të kalonte, qeni u shtri në dysheme, duke bërë kinse është i sëmurë dhe nuk po mund të lëvizë, transmeton Telegrafi.
“Kur labradori bëhet mace e trembur”, ka qenë komenti që e shoqëron videon e shkurtër, që tashmë është bërë virale.
Mësohet se qeni është shumë i ri në moshë, ndërsa kjo është hera e parë që është nxjerrë nga shtëpia dhe frikësohej nga ambienti i panjohur. /Telegrafi/