‘Laboratori i ideve ‘Të rinjtë’ në të cilin përmes sesioneve interaktive dhe procesit të ndarjes midis përfaqësuesve nga sektori joqeveritar në Maqedoni do të gjenerojnë ide dhe iniciativa për përfaqësimin e reformave të BE-së, do të mbahet sot në Qendrën kulturore për të rinjë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ngjarja është pjesë e projektit ‘Shoqëria civile për integrim evropian’, bartës i të cilit është Qendra për dialog interkulturor me Qendrën e gjelbër të Maqedonisë nga Shkupi dhe Asociacioni evropian për projekte nga Ballkani.
Në punëtorinë/laboratorin e ideve pritet të marrin pjesë rreth 40 përfaqësues nga Maqedonia, të cilët janë të përfshirë në sektorin e OJQ-së dhe punojnë në sferën anti-diskriminimit. Rezultati, i cili pritet të dalë nga çdo laborator i ideve është plan për përfaqësim në kuadër të aktiviteteve konkrete për përfaqësim dhe propozime në atë si të përmirësohet përfshirja dhe roli në sektorin e OJQ-së në proceset për integrim në BE. /Telegrafi/