Donka Kadaj-Bujupi, këshilltarja e presidentes së vendit Vjosa Osmani, ka njoftuar se së shpejti do të vijë një donacion për sektorin e shëndetësisë
Kadaj-Bujuo, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nga Khalifa Bin Zayed Al Nahyan Foundation i Emirateve të Bashkuara Arabe për ndërtimin dhe pajisjen e një laboratori të hematologjisë në Spitalin Pediatrik “H.H Sheikha Fatima bint Mubarak” në Prishtinë.
“Ky projekt vjen si rezultat i përkushtimit të vazhdueshëm të Presidentes Osmani dhe ekipit të saj, në sigurimin e mbështetjes ndërkombëtare për sistemin tonë shëndetësor”, ka shktuar Kadaj-Bujupi, transmeton Telegrafi.
Ajo më tej ka thënë se në kuadër të kësaj mbështetjeje, së shpejti pritet edhe dorëzimi i pajisjeve mjekësore për Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe QKUK-në.
“Në emër të Presidencës, falënderojmë nga zemra Emiratet e Bashkuara Arabe, Khalifa Bin Zayed Al Nahyan Foundation, të cilët me këtë donacion po vazhdojnë ndihmën e tyre për Kosovën”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/