Telegrafi

Labit dhe babait të tij iu ndahet dekorata “Nderi i Qytetit” nga Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu

Foto: Labinot Tahiri/Facebook

Këngëtari i dashur nga publiku, Labinot Tahiri, së bashku me babain e tij, Islam Tahiri, u nderuan me një mirënjohje që simbolizon vlerësimin për kontributin e tyre të madh në komunitetin e Ferizajt.

Labinot Tahiri, i njohur nga të gjithë si Labi, dhe babai i tij, Islami, janë dekoruar me titullin “Nderi i Qytetit”, nga i pari i kësaj komune, Agim Aliu.

Lajmi u bë i ditur nga vet Labi, i cili bëri një postim në Facebook, së bashku me fotografi të ceremonisë së dekorimit.

Foto: Labinot Tahiri/Facebook

“Jashtëzakonisht shumë i nderuar me dekoratën e pranuar ditën e sotme: ‘Nderi i Qytetit’, nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu!” shkroi Labi.

Ai gjithashtu shprehu kënaqësinë e tij që titulli i rëndësishëm u nda edhe me babain e tij, të cilin e quajti si udhërrëfyese dhe mentor në jetën e tij. “Më shumë sesa krenarë, që ky titull iu dhurua edhe babait e udhërrëfyesit tim, Islamit!”, shtoi Labi në postimin e tij.

Foto: Labinot Tahiri/Facebook

Gjithashtu, Labi u drejtua me fjalë mirënjohjeje ndaj bashkqytetarëve të Ferizajt, bashkombasve dhe sidomos atyre që jetojnë në diasporë, duke vënë në dukje mbështetjen e tyre të palëkundur gjatë viteve. “Ju jam mirënjohës, që prej vitesh me radhë, jeni me mua e pranë meje”, tha ai.

“Këtë dekoratë, i’a dedikoj dashurisë që kam për qytetin dhe qytetarët e të gjithë Shqipërisë Etnike, duke u nisur nga familja ime!”, shkroi ai.

Foto: Labinot Tahiri/Facebook

Labinot Tahiri përfundoi postimin e tij me falënderime të veçanta drejtuar Kryetarit të Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, për nderin dhe respektin që u shpreh me këtë mirënjohje. Me ndjesinë e një momenti të veçantë dhe të mbushur me kuptim, Labi shprehu një falënderim të thellë dhe përmbylli postimin e tij me “Me dashuri, Labinot Islam Tahiri, Ferizaj, Kosovë e Shqipërisë”.

Foto: Labinot Tahiri/Facebook

Ky titull është një njohje e fortë për kontributin e dy figurave të rëndësishme, të cilët kanë lënë gjurmë në kulturën, artin dhe zemrat e njerëzve jo vetëm në Ferizaj por edhe më gjerë, duke u shndërruar në frymëzim për shumë breza. /Telegrafi/

Foto: Labinot Tahiri/Facebook

 

Foto: Labinot Tahiri/Facebook

 

Foto: Labinot Tahiri/Facebook

 

Foto: Labinot Tahiri/Facebook