Site icon Telegrafi

Labirinthi RKS

Nuk mendoj se ndokujt do t’i kishte shkuar mendja se edhe në këtë periudhë të pasluftës, madje kaluan dymbëdhjetë vjet, prej tyre katër të plota pavarësi e që, nëpër kokat dhe mendjet tona, e harruar dhe e braktisur, të na vinte si me porosi përsëri, fjala “Vallë(?!!!)”. Kështu e shkruar duket të jetë sikur një formulë, por besojmë që së paku për ata të cilët kanë shkruar e kanë lexuar shtypin dhe letrat shqipe të paktën gjatë viteve 90, fjala “vallë” nuk do të duhej të ishte e pazbërthyeshme as gjuhësisht, as emocionalisht, as politikisht. Por, ajo erdhi prapë, ndoshta e paftuar, si për të na kërkuar ndonjë borxh të palarë ndaj saj. Sikur njeri, pra e tjetër formësuar. Ka gjetur ndonjë rrugë, mbase rrugëz a vijë ajrore, dhe doli këtej në botën tonë, të na ndjekë pas, pas dy dekadave.

Të flasim sinqerisht, pakkush a ka besuar rikthimin e saj, hiç disa si politikanë e drejtues njerëzish. Njerëzit e vendit tonë, jo. Ata kanë besuar se fjalë të tjera do nisin fjalitë shqipe pas luftës. Madje, ata të mjerët, duke ëndërruar për liri e pavarësi e do fjalë si këto, besuan deri në marrëzi se pikëpyetjet e bashkë me to edhe fjalitë pyetëse do të zhdukeshin krejt. Kështu ishte besimi i këtyre njerëzve, që kulmonte edhe me zhbërjen dhe tej harrimin e çfarëdo fjalë krijese që kishte lidhje me sistemin që i la të ngujuar e të gjymtë për shumë dekada.

Kohë moderne. Buzë evropë. Një gjysmë liri, ose as burg as liri. Tri fjalë jo fort të këndshme në vendin tonw. Njerëzit dhe drejtuesit e tyre prapë në luftë. Përditë. Po flitet se kanë për çka të mos reshtin së luftuari në mes vete. Por, ende nuk dihet se si ia kanë dalë të mirren vesh që të paktën të dalin këtej në pasluftë, në botën tjetër. Ndoshta diçka hyjnore apo drejtues më të mëdhenj e më me përvojë. Apo së bashku, sigurisht. Një Zot e di si. Ka edhe ca shkuarje përpara, si tentim fluturime apo gjysmë fluturime, por është fare pak. Nuk ka rrugë. Shumica janë të mbyllura, sigurisht këta dizajnuesit dëshirojnë që të na befasojnë apo testojnë. Krahë nuk kemi, kështu që kemi mbetur poshtë duke pritur në hapjen e rrugëve. Por, nuk na kanë lënë me duart bosh! Na kanë pajisur me “shpresa”, do farë fjalë krijesa edhe të vjetra edhe të reja, nuk gabon t’i quash me dy etiketa, sepse ende nuk janë dale mode. Ç’është e vërteta, ato mode nuk dalin në asnjë vend, por këto tonat janë plakur tanimë. Po u vjen fundi.

Në pik të verës prapë llahtari në qytet. Në kryeqytet. Qytetarë të paktë kalojnë mes për mes punishteve të hapura në sheshin kryesor, plot zhurmë e pluhur. Kalojnë andej ata më të vjetrit, dhe atyre që u duket gjatë dhe nuk kanë kohë “tu bëjnë tavaf” punishteve. Nuk mund të kalojnë pa pyetur “Pse?”, “Pse tash?”, “Kur?”, “Deri kur?”, e të ngjashme si këto. E sa për përgjigje, i kanë para pyetjeve, së mbrapshti. Verë e thatë, pranë vjeshtë, koha ka nisur drejt së ngrohtes kah e ftohta, mu sikur shpresat dhe durimi i njerëzve drejt fundeve të tyre. Për t’u kthyer sërish në ndonjë fillim, mbase më të mbarë, por vetëm nëse gjendet disi dhe akëcilën kohë rruga e humbur në labirinth!
 

Exit mobile version