Bora ka zbardhur mëngjesin e së mërkurës të gjithë territorin e Kosovës.
Ndonëse jemi në stinën e pranverës, reshjet e borës kanë zbardhur thuajse të gjithë vendin.
Me të parë vendin e mbuluar nga bora, shumë qytetarë kanë dalë për të pastruar oborret e tyre, dhe për të larguar borën e tepërt.
Një gjë të tillë duket se e bëri me pikë të mëngjesit edhe këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri – Labi.
Ai përmes disa imazheve të publikuara në InstaStory, ka shfaqur momentet kur me makinën e dëborës, ka larguar borën në oborrin e tij për të hapur rrugë.
“Mirëmëngjesi të gjithëve! Mbyllje e lezetshme dhe bash kur bora ka lezet. Ditë të mira për ju të dashur njerëz”, ka shkruar këngëtari i njohur.
Kujtojmë që Tahiri ka qenë një ndër kundërshtuesit më të fortë të masave në vend, duke kërkuar vazhdimisht që të lejohet organizimi i dasmave dhe ahengjeve. /Telegrafi/