Site icon Telegrafi

Labinot Tahiri viziton Prekazin dhe Gllogjanin para se të votojë për Qeverinë Haradinaj

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri ka qëndruar gjatë ditës në Prekaz dhe në Gllogjan, ku ka vizituar Kullën e Jasharajve dhe Kullën e Haradinajve.

Ai ka thënë se ka vizituar themelet i lirisë së Kosovës.

Sipas tij, Haradinaj do të jetë kryeministër i cili do të luftojë korrupsionin dhe gjitha të këqijat në këtë vend.

Postimi i plotë i Tahirit:

“Sot data 09.09.2017 së pari vizita ime ne themelet e Lirise e pastaj për ta ngritur doren për udheheqejen e Qeverisë HARADINAJ sebashku me shokët e tij.

Para disa orëve në Kullen e Jasharajve ne Prekazin Legjendar dhe tani ne Kullën e Haradinajve në Gllogjan.

Takim urimi me prinderit e Gjeneral ‘ Ramush Haradinajt’
Po ashtu të fala për Bacen Hilmi, nga Presidenti BEHGJET PACOLLI, duke e uruar për ditën kur Ramushi do të bëhet Kryeministër i vendit.

Lideri im e beri këtë veprim duke ia besuar qeverisjen Z Haradinajt, si më parë kur të njejtin veprim e bëri, Presidenti Historik, Dr IBRAHIM RUGOVA.
Po ashtu ai e bëri këtë veprim duke i nderuar vlerat kombëtare dhe duke e nderuar të gjithë kombin Shqiptarë, sepse Ramush Haradinaj është vlerë Kombetare Shqiptare.

RAMUSH HARADINAJ, do të luftoj kundër korrupsionit dhe të gjithave të këqijave që i shkaktohen vendit tone”.

Exit mobile version