Telegrafi

Labinot Tahiri: Do të futem në histori, për politikë

Ish-deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, që në zgjedhjet e fundit garoi me AAK-në, ka folur për të ardhmen e tij politike.

Tahiri, i cili thotë se ka siguruar rreth 4 mijë vota, pret që të dalin rezultatet përfundimtare të Komisionit Qendror Zgjedhor e pastaj të vendosë për të ardhmen e tij politike.

“Nuk kam dhënë dorëheqje, por do të pres deri sa të dalin rezultatet e KQZ-së, do të vendos rrugëtimin tim”, ka thënë Tahiri në T7.

Ish-deputeti, i pyetur nëse do të qëndrojë me AAK-në ka thënë se “90 për qind, jo”.

Ai nuk e përjashton mundësinë e krijimit të një partie të tij, nëse nuk përshtatet me asnjë subjekt politik.

“Pse të mos e krijojë një parti, me njerëz që duan të punojnë sinqerisht për popullin”, ka thënë Tahiri.

“Unë vetëm dua t’i ndihmojë vendin tim, dhe herëdokur do të futem në histori, për politikë është fjala”, ka shtuar ai.