Site icon Telegrafi

Labinot Tahiri publikon fotografi përkrah bashkëshortes nga pushimet në Dubrovnik

Këngëtari i njohur nga Ferizaj, Labinot Tahiri – Labi, këtë verë ka qenë mjaft i angazhuar me mbrëmje e koncerte.

Pas një vere të suksesshme, ai duket se ka nisur pushimet bashkë me familjen dhe si destinacion ka zgjedhur Kroacinë.

Duke qenë se është mjaft aktiv në rrjete sociale, artisti shqiptar së fundmi ka sjell disa fotografi nga udhëtimi i tyre në Dubronvik.

Në disa prej tyre shfaqet përkrah gruas së tij, Hanës, ndërkohë që nuk munguan edhe disa imazhe ku shfaqet pranë fëmijëve.

Lexo po ashtu Ndan një moment intim me Adis Patushin nga një klube nate, Fifi i drejtohet Labit: Dua të më këndosh në dasmë

“Ju urojmë një të diele të qetë për ju dhe familjet e juaja. Ne ju përshëndesim nga zemra e ju pafshim me mirë, se sa ju që mendoni për jetën tuaj”, ka shkruar ai.

Foto: Screenshot/Instagram

“Labi Kosovë e Shqipërisë”, vazhdoi më tej krijuesi i hitit “Edhe kur të martohesh”.

Përveç angazhimeve të shumta në karrierë, Labi ka qenë i fokusuar edhe në anën tjetër – ndihmën ndaj njerëzve në nevojë. /Telegrafi/

Exit mobile version