Site icon Telegrafi

Labinot Tahiri: Politika qenka si balta e gjallë

Labinot Tahiri, këngëtari dhe kryetari i degës së AKR-së në Ferizaj, ka thënë që politikën nuk e ka dashur asnjëherë përkundër se i ka hyrë kësaj rruge.

“Mendoj se njerëzit kanë për tu argëtuar, por më shumë nevojë kanë për zgjidhje. Në Ferizaj nuk kam lënë njeri që nuk i kam bërë zgjidhje. Politikën nuk e kam dashur kurrë, por politika qenka si balta e gjallë”, tha Tahiri në emisionin Zona B në Klan Kosova, duke thënë se është i kënaqur me AKR-në.

“Jam i kënaqur që jam në AKR-në, sepse atë që dua ta realizoj në të ardhmen mund ta bëj vetëm me këtë parti”,tha ai.

Thotë se shqiptarët nuk i konsideron armiq, “kam vetëm kundërshtarë politik”.

“Kam dashur të kandidoj si i pavarur, kam pasur oferta edhe nga partitë tjera politike pët të kandiduar për deputet. Por Pacolli më ftoi të bëhet pjesë e partisë së tij”, ka thënë Tahiri. /Klan Kosova/

Exit mobile version