Site icon Telegrafi

Labinot Tahiri paralajmëron dorëheqjen nga posti i deputetit

Deputeti i AKR-së Labinot Tahiri, në ditën e parë të vitit 2018, ka paralajmëruar dorëheqjen nga posti i deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Labi ka paralajmëruar se dorëheqjen e tij do ta jep në rast se nuk liberalizohen vizat në muajt në vazhdim.

Ky është shkrimi i plotë i deputetit:

PARALAJMRIM PËR DORËHEQJE NGA DEPUTETI I KUVENDIT TË KOSOVËS.

Ka të bëjë me premtimet e Liberalizimit të Vizave nga klasa politike.

Dhe nëse k’jo nuk ndodh në këta muajt e ardhshëm, unë do ta paraqes në Kuvend Dorëheqejen time si ‘DEPUTET’, sepse nuk mund të jem i ulur aty, derisa qytetari ka mbetur i poshtruar mbrenda Shtetit të tij pa levizur i lirë si të tjerët që kemi viza.

Lexo me vëmendje është për ty qytetarë i lodhur!

Mirëdita gjithë qytetarëve të vendit tim!

D’je nuk u’a urova Vitin e Ri fare, e sidomos me atê shprehjen se në këtë vit do të ndodh liberalizimi i vizave!!

Është thjesht PALLAVER ( Rrena) se nuk ka për të ndodhur.

As pak nuk qëndrojnë këto gjera të verteta dhe, k’jo bëhet sa për t’a kaluar një ditë më shumë në ‘pushtet’ Qeveri ose në Parlament, pozitë e opozitë.

Nuk ka vit të ri të hajrit as këtë vit, por kam nje sygjerim për ju qytetarë të vendit…!

Vazhdim..!

Unë ju paralajmroj, se vota ime nuk ishte dhe nuk do të mbetêt kurrë sa për apetitet e ndonjerit nga politikanët që janë nga skena politike apo partiake.

Unë jam futur aty, për të marre ndonjë vendim të duhur për vendin tim.

Vendosmerinë time ma njihni të gjithë…! Vazhdim…

Ju sygjeroj mire dhe me zemër; nëse këto premtime nuk realizohen këtë vit, do të dalim sebashku në protesta dhe do të bejmë atë që nuk ka ndodhur qe 18 vite me parë. Nuk ka më për të luajtur me ndjenja të njerëzve as vendorët dhe as ndërkombëtarët. Unë ju sygjeroj si Deputet i ‘Kuvendit’ tonë, se nëse këtij vendi si jepët e drejta e levizjes për të dalë i lirë ky popull drejtë BE-së, në këta muajt e ardhshem dhe, nëse nuk përfillet në mënyrë më dinjitoze qytetari ynë, si në shëndetsi, punësim e në shumë sfera të jetës…. më shumë mos prisni dhe, dilni në rrugë mbi ‘1 milion’ qytetarë e me shumë, se shpirtin ua kemi lodhur…! U’a kemi ngarkuar jetën me shtrejtësinë abënormale në çdo gjë që ka të bëjë me ju dhe familjet e juaja. Mos vazhdoni vetëm duke i shikuar titujt e lajmeve..! Jooo….! Duhet të dalim

në rrugë dhe, të kërkojmë drejtesinë.

Duhet ti ndëshkojmë premtimet që janë bërë qe 18 vite. Ndryshe ky vend nuk merr rrugën e DREJTËSISË.

-O popull i dashur, me qindra mijera vende pune jane premtuar,,, ku janë atooooo???? kurr nuk i keni shijuar ato, kurr nuk e patë dritën me sy përveq “DITËN E PAVARSISË.

Nëse nuk ka ndonje lëvizje mbrenda 1-apo 2 muajt e ardhshëm të këtij viti, duke shpresur realizimim e kerkesave qê u takojnë qytetarëve, unë do të dalê në anën e juaj dhe do të jap DOREHEQJEN SI DEPUTET, sepse nuk ndjehem mirë nëse unë jam i ulur aty, e ju vazhdoni t’a keni jetën e veshtirë.

– Varferia, sa vjen e shtohët dhe, pa u ndalur k’jo dukuri deri në një shkallë, nuk jetohet me miresi në këtë vend, nuk ka ndonjë gjë të mirë, për veq se mallkimet nga qytetarët e këtij Shteti që i degjojmë çdo ditë e natë.

Me rrespekt, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Exit mobile version