Labinot Tahiri njihet si një këngëtar dhe humanist i madh në trojet shqitpare.
Pos. një artisti kohët e fundit është marrë edhe me politikë dhe si rezultat i kësaj është bërë deputet.
Shpeshherë e kemi parë teksa merr aksione për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe ato i ka filluar në rrjetet sociale.
Por, kësaj radhe këngëtari ka bërë një postim të pazakontë në llogarinë personale në Facebook.
Tahiri ka zbuluar se e ka nxjerrë në shtije shtëpitë ku ka banuar në Ferizaj pasi që tani ka bërë një të re. /Telegrafi/
Postimi i plotë i Tahirit:
Miq të dashur, normalisht jam mësuar të i postoj shtëpitë që u’a kemi ndërtuar njerëzve në shumë raste! Kësaj here po i postoj shtëpitë në të cilat jam rritur, dhe tani i ka ardhur koha që ti shesim pêr arsye se jemi duke banuar në anën tjetër përballë tyre!
Në oborr janë 10 Ari Tokë, dhe janë me të gjitha gjerat e reja brenda dhe jashtë!
Shpresoj se ndonjë dashamirë i mirë do të bëhet fqinji i imi, i familjes sime, dhe i lagjes sonë!
Kur do dhe kujt do qe do ti vije dita ti blej ato shtëpi, i uroj fat dhe ti gëzoj gjate jetës se tij!
Për më shumë informacione, kontaktoni me vëllanë tim, Milot Tahirin! Rruga Elbasanit 46 Ferizaj.
Gjitha të mirat
Labi
0038649666656!