Labinot Tahiri ka borxhe të mëdha tatimore ndaj shtetit. Kështu së paku raportuan mediat gjatë ditës së sotme.
Por, këngëtari përmes rrjeteve sociale i ka mohuar të gjitha këto pretendime duke pohuar se nuk i detyrohet asnjë cent shtetit.
Ai mes të tjerash thotë se këto janë sulme politike dhe se është i gatshëm të hyjë në burg nëse nuk i ka paguar tatimet.
Postimi i Labit:
Pas futjes sime në politik, janë duke u munduar të më poshtërojnë, por e kanë të kotë…!
Unë paguaj sa do që Shteti cakton obligimet ndaj meje, unë i përgjigjem me POOOO DREJTESISE DHE SHTETIT TIM.
Asnjëherë nuk ndodh që unë të mundohem ta drejtoj jetën e qytetarëve të mi duke i ikur këtyre titujve siç e ka quajtur gazetari…!
Ky është Shteti im, ky është vendi im, ky është ardhmëria e vendit tim dhe e fëmijëve të mi.
Nuk ndodh që unë ta sjelli vullnetin e fëmijëve të mi qe mos ta duan shtetin tim, por me pagesat e tatimeve dhe ato se çfarë i duhen shtetit, unë u tregoj se duhet të paguajmë dhe unë paguaj që nga 2005-tatim! Atëherë kur Kosova akoma se kishte PAVARSINË!
Tani faturat që i publikova, janë disa nga ato qe i shihni dhe, këto nuk janë paguar sot, por me kohë dhe me shumë përgjegjësi.
Obligimet ndaj ATK-s, i kam kryer gjithnjë… e din mire administrata, e jooo ky titull për qefe te gazetareve se LABI ia ka borxh Shtetit 90.000 euro është e pa pranuar..!
Plus për me këqyr me njollos sa ma shumë e ka shkruar se jam Kryetari i AKR-së në Ferizaj, është rren se hala nuk jam be!
Mos kështu se nuk shkon jeta me këto maskarallike!
Unë i kuptoj disa gazetarë, mirëpo kur tejkalojnë normat është jo e hijshme!
Vazhdoni shkruani se kështu e ka kur i drejti sulmohet por do rregullohet kjo mënyre e jetesës për qytetarët dhe për vendin tim.
Nëse ATK- ja thotë se unë i kam borxh atëherë le te me fusin ne BURG.
Nëse ATK-ja thotë se Labi nuk ka pranuar te i kryej obligimet atëherë le te me qesin ne gjyq.
Mos mos ti gazetar me mua mos se s’bën.
Pa mare parasysh se ne cilën parti do te isha, për mu ka vlere me shumë Kosova se çdo gjë tjetër dhe unë jam i gatshëm te digjem dhe te flijohem për te.
Labinot Tahiri Ferizaj Kosove e Shqipërisë