Site icon Telegrafi

Labinot Tahiri në studio për projektin e ri

Këngëtari i njohur i muzikës pop folk, Labinot Tahiri, i është kthyer punës në studio.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës ka gjetur relaksin në studio pas periudhave të lodhshme me çështje politike.

Ai ka qëndruar në studion Diez të bahkëpuntorit të tij më të afërt, Shkumbin Nebihu.

“Priteni”, ka shkruar producenti Nebihu në rrjetin social Facebook.

Labinot Tahiri duket se do t’i kthehet fuqishëm skenës muzikore, pas periudhave duke pauzuar kohë pas kohe.

Labi këngën e fundit e publikoi para tetë muajve.

Isht balada “Paramendo” ajo që u pëlqye mjaft shumë nga publiku. /Telegrafi/

Exit mobile version