Site icon Telegrafi

Labinot Tahiri has në një shtyllë të rrëzuar të energjisë elektrike (Video)

Labinot Tahiri e ka marr seriozisht kandidimin për të parin e qytetit të Ferizajit.

Këngëtari nuk po lë asnjë moment për të publikuar në rrjetet sociale me problemet që po ballafaqohen qytetarët e Kosovës.

Me një të tillë është ballafaquar edhe në një rrugë teksa shihet një shtyllë e tensionit të lartë të energjisë elektrike, e cila ishte rrëzuar për toke, transmeton Telegrafi.

“Shikojeni shtyllën e rrëzuar. Në vendin tonë duan veç paratë me i mjel prej popullatës, ndërsa nuk ju hyn në punë pse kjo shtyllë pengon fëmijët ne shkollë dhe paraqet rrezikshmëri për secilin nga ne, e kujt do qoftë kjo shtyllë. Fle në gjumë i dashur qytetarë! Hiq mos lajmëroni rastet që ua vrasin syrin dhe që u shkaktojnë pengesa. Ah veç ditët po i numëron se kështu nuk ka për të shkuar. Në këtë vend duhet zëri i qytetarit me u marr me seriozitet, por do bëhet mirë kismet”, ka shkruar Labi në Facebook.

Ndryshe, Labi do të kandidojë për zgjedhjet lokale nën petkun e partisë së Behgjet Pacollit, Aleanca për Kosovën e Re. /Telegrafi/

Exit mobile version