Telegrafi

Labinot Tahiri në ditëlindjen e 39-të themelon fondacion humanitar

Foto: Instagram

Labinot Tahiri ka edhe një arsye më tepër për të festuar gjatë ditës së sotme.

Këngëtari sot ka mbushur plotë 39 vjet dhe ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për ta festuar.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri, përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram i ka falënderuar të gjithë ata që nuk e kanë lënë vetë asnjëherë.

Por, artisti ka shkuar edhe më tutje duket hapur një fondacion humanitar “Labinot Tahiri”, duke thënë se do t’iu dal në ndihmë njerëzve që kanë nevojë.

“Sonte i kam bërë 39 vite jetë.Puna dhe dashuria për njerëzit janë vullneti që kam të instaluar nga bekimet e nënës sime. Çdo nënë lutet për fëmijën e tij, dhe si duket dëshira e nënës iu është plotësuar. Vëllezër dhe motra shqiptare, në këtë orë që unë i kam mbushur 39 vite jetë, dua të ua prezantoj Fondacionin tim në vend të ndonjë fotos sime”.

Lexo po ashtu Labinot Tahiri konfirmon koncertin e fundit në Evropë, vazhdon pas liberalizimit të vizave

“Tani e kam më të lehtë dhe do vazhdoj revulucionin për të ju gjendur njerëzve tanë sa më afër në rastet më Extreme që i preokupon jeta!! Unë ju jam mirënjohës gjithë jetën qê nuk më latë vetëm, të punojmë për të ju dal në ndihmë njerëzve tanë”, ka shkruar Labi në Instagram.

Ndryshe, këngëtari është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/