Telegrafi

Labinot Tahiri nderohet me mirënjohje nga kryetari i Kaçanikut

Këngëtari dhe ish-deputeti, Labinot Tahiri, ditën e sotme (e premte) është nderuar me mirënjohje nga kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.

Artisti thekson se kjo mirënjohje është vlerë për kontributin e tij human nga fondacioni me anë të cilit bashkë me donatorë ka shpërndarë pako ushqimore gjatë gjithë pandemisë.

Labinot Tahiri (Foto: Instagram)

Postimi i plotë i Labit (pa ndërhyrje):

“Sot i nderuar edhe nga Komuna e Kaçanikut, me një mirënjohje të radhës nga kryetari i nderuar , z. Besim Ilazi!

Mirënjohja është vlerë për shkak kontributit human nga fondacioni ynë ku kemi shpërndarë pako ushqimore gjatë gjithë kohës se pandemisë, pa dashur të shkruaj edhe shumë të tjera raste të cilat janë të shumta.

Dua ta falënderojë kryetarin e nderuar dhe komunën e Kaçanikut, dhe njëherit edhe këtë mirënjohjeje e cila është e mbi 100-ta e ndajë se bashku me miliona shqiptarë të cilët përkrahin fondacionin tonë në të mirë të shqiptarëve!.

Me respekt, Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë”. /Telegrafi/