Site icon Telegrafi

Labinot Tahiri nderohet me mirënjohje nga Komuna e Vushtrrisë për kontributin e dhënë në bamirësi

Labinot Tahiri nderohet me mirënjohje nga komuna e Vushtrrisë (Foto: Instagram)

Këngëtari dhe ish-deputeti Labinot Tahiri, ditën e sotme (e martë) është nderuar me mirënjohje nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, për kontributin e dhënë në bamirësi.

Kjo u bë e ditur nga vet artisti përmes një postimi të ndarë në llogarinë e tij personale, Instagram.

Ai falënderon Tahirin për mirënjohjen dhe potencon se kjo u takon të gjithë qytetarëve.

Labinot Tahiri (Foto: Instagram)

Ky është postimi i plotë i Tahirit (pa ndërhyrje):

“Faleminderit i nderuar kryetar Z. Xhafer Tahiri, pêr ndarjen e mirënjohjes për kohên kur ishim në aksione bamiresie me shperndarjen e ndihmave për shumë familje.

Qytetarë, kjo ju takon edhe juve.

Zoti ju bekoftë.

Faleminderit Vushtri!

Me respekt, Labi-FKSH”.

Labi përndryshe gjatë kësaj periudhe pandemie po vazhdon iniciativën e tij, duke ndihmuar familjet dhe fëmijët në nevojë. /Telegrafi/

Exit mobile version