Site icon Telegrafi

Labinot Tahiri: Mos e lejoni askënd t’ua prish vullnetin dhe buzëqeshjen

Labinot Tahiri ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat. 

Këngëtari tash e sa kohë është edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës së Kosovës së Re.

Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale duke sjell imazhe, video dhe mesazhe që për tematikë ka jetën sociale në Kosovë.

Artisti u ka kërkuar qytetarëve që të mos i lejojnë ndonjë kush t’ua prish vullnetin dhe t’ua ndëpres buzëqeshjen.

“Vullnetin dhe buzëqeshjen, mos lejoni të t’a humb askush, se këto janë dy gjëra që sukseset të përcjellin pafund. Vlen për ata që më përcjellin dhe për ata që mendojnë mirë për vendin tim”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Instagram.

Lexo po ashtu Labi u reagon klubeve të natës që po e bojkotojnë: Kur të ju bjerë puna, mos më kërkoni

Theksojmë se kohët e fundit Tahiri është ankuar se disa prej klubeve të natës po refuzojnë ta kenë si mysafirë.

Ndryshe, Labi është duke punuar në këngë të reja që do t’i sjell gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version