Telegrafi

Labinot Tahiri me album dhe videoklip të ri

Albumi titullohet “Pa drejtësi në dashuri”, dhe ka 12 këngë me disa zhanre muzikore, raporton e përditshmja “Kosova Sot”.

Labi në këtë album ka bashkëpunuar me Avni Qailin,Ilir Beranin,Virusin, Ardian Kastratin, Shkumbin Azizin, Gaboron etj.

“Është një album më këngë të përgatitura mirë dhe kuptimplota. Kam bashkëpunuar me krijues të shumtë në mënyrë që albumi të del sa ma kualitativ, dhe njëherit shpresoj te pëlqehet nga publiku”, ka thënë Labi .