Telegrafi

Labinot Tahiri kërkon ndihmë për 7-vjeçarin nga Drenasi, i cili vuan nga një sëmundje autoimune

Ledion Fana, 7-vjeçari nga komuna e Drenasit vuan nga një sëmundje e rëndë autoimune “Iga linear dematosis”, e cila nuk ka shërim në Kosovë.

Voglushin së fundmi e ka vizituar këngëtari e humanisti, Labinot Tahiri, i cili ka nisur edhe një aksion për mbledhjen e mjeteve financiare për shërimin e 7-vjeçarit.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi që ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social, Facebook, duke e treguar gjithë rastin e Ledionit, ndërsa vuan që katër vite nga kjo sëmundje.

“Me qindra sms e komente më janë ardhur që të marrim këtë rast i cili u transmetua nga mediat tona. Ledioni vogël , qe 4 vite është me një sëmundje Autoimune, mjekët e din më mirë”, ka shkruar Tahiri pranë postimit të tij.

Lexo po ashtu 7-vjeçari nga Drenasi vuan nga një sëmundje e rëndë, familja kërkon ndihmë

Ai po ashtu tregon edhe numrin kontaktues, dhe thotë se po bëhen gati që djaloshin ta dërgojnë në Turqi apo në Itali për shërim.

“Nr kontaktues : 0038349451181 Alban Bega Ferizaj! Na ndihmoftë Zoti dhe ne po bëhemi gati që këtë engjull ta dërgojmë ose në Turqi ose në Itali, por derisa të rregullohen letrat ne do e marrim nga nesër që të shkojë në Spitalin SISTINA me qëllim të shohim rezultatet e mos ta lëmë aty ku ishte sepse kuptohen kushtet momentale tek ne! Më vje keq që këtu nuk ka mundur të shërohet. I juaji Labi Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar mes të tjerash Labi. /Telegrafi/