Site icon Telegrafi

Labinot Tahiri kërkon ndihmë financiare për shërimin e Floriana Musliut

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka kërkuar nga qytetarët ndihmë financiare për shërimin e Floriana Musliut nga Ferizaji.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se 28-vjeçarja është prekur nga kanceri, dhe kostoja për shërimin e saj arrin deri në 160 mijë euro, transmeton Telegrafi.

“Të dashur qytetarë, ndoshta ka shumë padrejtësi në këtë jetë, por më e pamëshirshmja, padrejtësi është kur i shohim vajzat e reja apo djemtë e ri duke vuajtur nga leukemia e sëmundjet e rënda. Vëllezër dhe motra, Floriana Musliu 28 vjeçare nga Ferizaj, vuan nga sëmundja e kancerit. Nuk po ju kërkojë vota, po ju kërkojë ndihmën që ta shpëtojmë se bashku me Zotin. Shërimi i saj kushton nga 160.000 € në 110.000 €”, ka thënë ai.

Tahiri ka thënë se nëse mbledhin parat e nevojshme, Musliu do të niset drejt Turqisë ditën e nesërme.

“Nëse jemi krejt se bashku dhe thuani që ta marrim edhe këtë rast, ne nga nesër e nisim në TURQI, por nëse ajo vazhdon të mbetet në shtrat këtu në Ferizaj”./Telegrafi/

Exit mobile version