Site icon Telegrafi

Labinot Tahiri informon se sa para janë mbledhur në ndihmë të shqiptarëve të Maqedonisë (Foto)

Labinot Tahiri ka informuar fansat në lidhje me paratë që ka mbledhur në ndihmë të shqiptarëve në Maqedoni. 

Ditë më parë ka pasur përmbysje të mëdha në Shkup dhe Tetovë si pasojë e të reshurave atmosferike, ku për pasojë kanë humbur jetën 25 persona.

Ai me këtë rast ka falënderuar të gjithë për ndihmat e dhëna, por nuk ka zbuluar se sa para janë mbledhur në total deri më tani.

“Të dashur miq, ja ku i keni të dërguara në bankë paratë të cilat mi keni sjell mua për lagjet e shqiptarëve në Shkup. Secili që i shef, le tua dërgoj atyre që i kanë dhënë këto para. Faleminderit. Vazhdojmë Aksionin deri ditën e premte. Zoti na ndihmoftë dhe ju bekoftë. Me respekt, Labi Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar Labi në Facebook.

Exit mobile version