Këngëtari i njohur nga Ferizaj, Labinot Tahiri – Labi, këtë periudhë ka qenë mjaft aktiv me mbrëmje e koncerte muzikore përreth trojeve shqiptare dhe jo vetëm.
Ai së fundmi ka ndarë një histori me fansat në InstaStory që kishte të bënte me një nga koncertet e tij.
Në një ndejë në Evropë, Labi tregon se një mërgimtar ia hodhi bakshish 1500 euro, mirëpo që nuk i kishte pranuar.
Këngëtari shqiptar tha se mërgimtarët konribuojnë vazhdimisht në Kosovë e për atdheun dhe për këtë nuk është e nevojshme të hedhin edhe nëpër mbrëmje, pasi mjafton vetëm bileta e të vijnë në mbrëmje.
Më poshtë postimi i plotë i Labit (pa ndërhyrje):
“Një rast ku gurbetqari mi dhuroi 1500 euro dhe ia ktheva për shkak se boll kontribuojnë në Kosovë.
Gurbetqari dhe pubiku paguan hyrje të biletave në koncertet tona pra mjafton vetëm që të vini nëpër mbrëmje.
Bakshish nuk ka nevojë me hedh se boll i keni lodhjet e juaja dhe kontributet për atdheun.
Dëgjojeni dhe shikojeni videon.
Ju dua.
Me respekt, Labi Kosovë e Shqipërisë”. /Telegrafi/
@labinottahiriofficial #fyp #shqiptaretneperbote #foryou #diasporatiktok #kosova #albania #feriza #prishtina #viral #labinottahiri #shkupi #deutchland ♬ original sound – Labinot Tahiri