Telegrafi

Labinot Tahiri dhuron pagën e tij për qendrën “Këshillimi”, e cila u hap nga gruaja që humbi djalin nga drogat

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka dhuruar pagën e tij për Qendrën Këshilluese “Këshillimi”, në Ferizaj.

Qendra “Këshillimi”, udhëhiqet nga drejtoresha Arjeta Musliu, e cila ka hapur qendrën pas humbjes së djalit të saj të vetëm nga drogat.

Të gjitha shërbimet në qendrën “Këshillimi”, janë falas, transmeton Telegrafi.

Shkrimi i plotë i Labinot Tahirit:

“Sot jap pagën që marrë nga Kuvendi, 1,000 euro për këtë qendër, sepse për çfarë bëhet fjalë, e di që dëshirojnë shumë prind ta përkrahin.

Sot e vizitova një grua heroinë, znj. Arjeta Musliu-Drejtoresha e Qendrës Këshilluese “Këshillimi” në Ferizaj, e që përkundër humbjes së jetës të djalit të saj të vetëm nga drogat, ajo gjeti forcën e pashembullt që të hap qendrën e parë këshilluese në Kosovë për shërimin nga drogat, me të gjitha shërbimet falas, e që ka shumë vullnetarë që e përkrahin.

Nesër do t’i deponoj 1 mijë euro për të përkrahur këtë qendër, që po bën punë të mrekullueshme në dobi të rinisë tonë dhe fëmijëve tanë në përgjithësi!

Kërkoj nga të gjithë ata që kanë mundësi ta përkrahin, puna e saj është në dobi të të ardhmes së rinisë sonë.

Zoti të dhashtë forcë motra jonë, do të më kesh afër sa herë të keni nevojë për ndihmën tonë.
Ajo çfarë ti bën për të rinjtë tanë është mbinjerëzore, Zoti të shpërbleftë!

Me dashuri dhe respekt, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”./Telegrafi/