Site icon Telegrafi

Labinot Tahiri dhuron 2000 euro për Alean, e cila vuan nga një lloj i rrallë i tumorit

Artisti i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, tashmë prej vitesh njihet edhe për anën e tij humane.

Ai së fundmi ka bërë një postim në Instagram, me anë të të cilit tregon se ka dhuruar 2000 euro për shërimin e Aleas, e cila vuan nga Teratoma sakrokociksiale (Teratoma Sacrococcygeal) – lloj i rrallë i tumorit.

Alea ka lindur me tumor, teksa është operuar dy herë në Kosovë e tetë herë kishte marrë kimioterapi, por që më pas u kërkua që të vazhdoj trajtimin në Turqi.

“Edhe për Alean 2000 euro. I dashur qytetar, ashtu si dua të qeshi unë, ju fëmija juaj e tanët, duam që të buzëqeshin prindërit e kësaj engjëllushe. Prandaj ne sot ia ndajmë 2000 euro e vazhdoni të gjithë ta ndihmojmë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Labinot Tahiri

“Nese ka nevojë brenda orës ia mbledhim edhe vetë, por meqenëse familja ka marrë aksion ne i ndihmojmë shpresojmë se edhe ky është një sevap, e solidarizim që kemi bërë së bashku që 15 vite vazhdimisht”, ka shkruar ai.

Përkundër kësaj, Labi pak muaj më parë bëri donacion 10 mijë euro grave të Krushës së Madhe, e po ashtu dhuroi 2000 euro për fondin e çlirimtarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version