Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri me dhimbje tregon se ka ndërruar jetë Floriana Musliu, vajza për të cilën ditë më parë kishte nisur iniciatën përmes për grumbullimin e fondeve me qëllim të dërgimit të saj për shërim në shtetin turk.
Tahiri përmes një postimi në rrjetin social në Facebook me dhimbje ka shkruar për vdekjen e saj.
“ Floriana, ne mund të luftonim me gjithcka në jetë, por me caktimin e Zotit se kur ai vendos të na dërgojë në botën tjetër , ne nuk mund të luftojmë! U zgjuan i madh e i vogël për ta shpëtuar shpirtin tënd, por ja që sot shpirti yt do të bëhet dritë e radhës në një parajsë ku edhe ne një ditë do të jemi me ty”, ka shkruar ndër të tjera Tahiri. /Telegrafi/