Telegrafi

Labinot Tahiri me dedikim emocional për bashkëshorten: Më deshe edhe kur nuk kisha lekë

Labinot Tahiri me bashkëshorten (Foto: Instagram/ labinottahiriofficial)

Këngëtari dhe deputeti nga Ferizaji, Labinot Tahiri, tashmë është i martuar dhe ka tre fëmijë nga martesa e tij me Hanën.

Si rrallëherë, këngëtari ka bërë një dedikim emocional për bashkëshorten, duke thënë se ajo i ka qëndruar pranë gjithmonë edhe kur nuk kishte para.

“Qëndrueshmëria në jetë, vlen më shumë se sa pasuria dhe letrat më vlerë. Për faktin që jetojmë të fortë si familje, kjo u bë se deshti Zoti, dhe ti më deshte edhe kur nuk kisha lekë. Prandaj isha edhe jam shërbëtori yt sikurse i shumë njerëzve, i pandryshuar asnjëherë edhe kur bëra karrierë, edhe kur bëmë pak lekë. Edhe sikurse të mos kemi nesër, humanizmin e kemi dhe i takojmë të dy, se sa km dhënë unë në jetë, ke dhënë edhe ti. Ne nuk ndryshuam dhe jemi një”, janë fjalët e Labit.

Tahiri po vazhdon me aktivitetet e tij si deputet ndërsa projekte të reja muzikore ka kohë që nuk ka publikuar.

Të fundit mbeten projektet që Labi solli nga albumi i tij i fundit dhe bashkëpunimi me Danin “Falem”. /Telegrafi/