Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar javën e kaluar, këngëtari i njohur dhe ish-deputeti Labinot Tahiri, ka bërë një dhurim humanitar për spitalet e Kosovës.
Më konkretisht, ai sot (e mërkurë) u gjend në Gjakovë, ku në Spitalin Rajonal të këtij qyteti ka dhuruar disa aparatura për prodhimin e oksigjenit.
Ky dhurim është bërë për faktin se spitalet e Kosovës gjenden në mungesë të oksigjenit, për shkak të fluksit të madh të pacientëve të infektuar me virusin COVID-19.
Labi publikoi disa fotografi nga aksioni i sotëm i zhvilluar në Spitalin e Gjakovës, ku u shpreh se u zgjodh i pari për shkak të nevojës më urgjente, teksa do të vazhdojë së shpejti edhe me spitalet tjera të Kosovës.
Ky është postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):
“Përshëndetje të gjithëve!
Sot në Gjakovë , dhuruam donacionin e parë nê mungesë të oksigjenit, ( aparaturat për prodhimin e OKSIGJENIT).
Aty ishim në Klinikên Infektive dhe vizituam disa pacientë!
Konsideratë për stafin mjeksorë të cilët ishin nën përkujdesjen e pacientëve në rrethana edhe më të veshtira.
Vazhdojmē në Komuna të tjera!
Të shpëtojmë jetë….!
Me respekt, Labi KOSOVË E SHQIPËRISË”, ka shkruar Labinot Tahiri në Instagram. /Telegrafi/